Celebrities Gossip Showbiz

Barack Obama nuk e ftoi Princ Harry dhe Meghan Markle në ditëlindjen e tij për këtë arsye!

Familja e Barack Obama nuk e ftoi Princ Harry dhe Meghan Markle në festën e ditëlindjes së Barack sepse duket se ata përkrahin William. Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk morën pjesë në festën luskoze të organizuar ditën e shtunë në shtëpinë e pushimeve në Mantha. Në të ishin të ftuar John Legend, Crissy Teigen, George Clooney, Jay Z dhe Beyonce.

Sipas ekspertes mbretërore dhe autores Angela Levin, e cila shkroi biografinë e Harry “Biography of a Prince”, mendohet se Barach dhe Michelle dëshironin mos ta ftonin dyshen për të përkrahur me mënyrën e tyre Mbretëreshën Elizabeth.

Jam e sigurt se nëse ata thonë se mund t’ia dalin vetëm me një nga vëllezërit, ata do të zgjidhnin William. Barach dhe Michelle dukshëm gjithnjë kanë respektuar Harry, por jam e sigurt se Meghan do të ketë ndikim. Ata ndoshta qëndrojnë bashkë, por kurrë nuk do të jenë aq miq sa dikur.

Më është thënë se pavarësisht pamundësisë për të qenë e pranishme, Meghan dëshpërimisht donte të ishte e ftuar speciale në festën e mrekullueshme të Obama. Por fakti është së, Harry dhe Meghan nuk ishin kurrë në listën origjinale.

Kujtojmë se Barach dhe Michelle u njohën fillimisht me Meghan në vitin 2009 në samitin e G20. Ndërkohë, duket se tani marrëdhënia e tyre është më e ndërlikuar për shkak të përçarjes së marrëdhënies mes Princ William dhe Princ Harry. Gjithashtu, një tjetër shkak i ndërlikimit të marrëdhënies mund të jetë edhe libri që Princ Harry është duke shkruar.