Lancio Music

Kjo këngë e Dua Lipës, ndër të preferuarat e Barack Obama-s!

Ajo është padyshim një nga shqiptaret më të suksesshme në botë dhe viti 2020 ka shënjuar karrierën e saj. Po flasim për Dua Lipa-n e cila së fundmi ka përfunduar në listën e të preferuarëve të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ky i fundit ka ndarë në Instagram një listë me këngët e tij më të preferuara dhe më të dëgjuara të vitit që po lëmë pas dhe mes tyre është dhe kënga e Dua-s.

Bëhet fjalë për “Levitating” që u publikua 2 muaj më parë në bashkëpunim me DaBaby. Kjo është një nga këngët më të pëlqyera të albumit të Dua-s dhe si duket i qenka fiksuar edhe ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Rikujtojmë, se edhe në verë Obama ka krijuar një play listë me këngë të preferuara që e kanë shoqëruar gjatë karantinës. Teksa tregoi këngët në rrjetet sociale, në mesin e tyre ishte edhe “One day” e Dua-s në duet me J Balvin dhe Bad Bunny.

Ky vit i ka falur shumë suksese e rekorde divës së muzikës pop por kulmin e arriti pak javë më parë kur u mësua se së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryesuan nominimet për çmimet “Grammy 2021”.