Bota

Barack Obama rezulton pozitiv me COVID-19!

Ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama së fundmi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Me anë të një postimi në Twitter, ai u shpreh se ndihej relativisht mirë dhe gruaja e tij, Michelle nga ana tjetër rezultoi negative. Obama shkroi në Twitter se:

Kam pasur një gërvishtje në fyt për disa ditë, por ndihem mirë. Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar dhe që kemi përforcuar imunitetin tonë.

Obama inkurajoi më shumë amerikanë që të vaksinohen kundër koronavirusit, pavarësisht nga shkalla në rënie e infeksionit në SHBA. Barack Obama është presidenti i dytë që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Donald Trump rezultoi pozitiv në vitin 2020, në mes të pandemisë dhe dukej se ishte mjaft i sëmurë sa duhej të merrte një pauzë nga fushata për t’u trajtuar dhe për t’u karantinuar. Në këtë pikë të pandemisë, shumë njerëz, përfshirë politikanë kanë rezultuar me COVID-19 dhe e kanë kaluar atë me sukses.

Sjellim në vëmendje se në fund të marsit të vitit 2020, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson u vetëkarantinua, por edhe pas dy javësh vazhdoi me simptoma ndaj u shtrua në terapi intensive në spital. Gjendja e tij tani vlen të theksojmë se është përmirësuar. Ndërkaq, ditën e djeshme në vendin tonë u regjistruan 42 raste të reja me COVID-19 nga 663 teste të kryera. Autoritetet shëndetësore bënë me dije se nuk u shënua asnjë viktimë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.