Sport

Barcelona merr vendimin që të zbresë pagat e lojtarëve

Pas disa ditësh negociata mes drejtuesve të Barcelonës e një grupi futbollistësh u arrit marrëveshje në parim për rregullimin e pagave për 122 milionë euro. Klubi katalan është në vështirësi ekonomike për shkak të pagave të larta e rënies së ndjeshme të të ardhurave në kushtet e pandemisë.

Ekspertët parashikonin se pa një marrëveshje të tillë, rrezikohej falimenti. Sipas Barcelonës, “ratifikimi i akordit do të ishte me rëndësi historike për të ridrejtuar situatën ekonomike të klubit katalan.” Sidoqoftë, ata prapë do të paguajnë 50 milionë euro për sezon gjatë kësaj kohe si shtesë.

Blaugranët kanë arritur marrëveshje me lojtarët  për tri vitet e ardhshme, konfirmoi klubi në uebfaqen e tij. “Sot kemi arritur një marrëveshje që na lejon të bëjmë përmirësime në paga këtë sezon” -thuhej në deklaratën e klubit.