Celebrities Gossip Music Showbiz

Bardhi ka thyer ligjin për këngën “Betohemi”!

Bardhi është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar, i cili arriti të bëhet i njohur më së shumti me këngën e tij “Betohemi”. Ndërkohë, që vetëm për 6 muaj kënga i ka kaluar 12 mijë klikime në Youtube, artisti këtë herë surprizon me detajet që ka zbuluar.

Rreperi foli rreth mënyrës si projekti u realizua. Ai tregoi se ishte në Kumanovë, i mbyllur në shtëpi, pasi kishte disa kufizime për shkak të pandemisë. Gjithashtu, edhe udhëtimet në shtete të tjera ishin të ndaluara, por me sa duket, Bardhin nuk e ndaloi kjo gjë.

Detaji më pikant që artisti zbuloi, ishte lidhur me inçizimin e këngës. Atij iu desh të kalonte kufirin në mënyrë ilegale për të shkuar në Prishtinë. Me siguri, të gjithë fansat e artistit e pëlqejnë edhe më shumë këngën, tanimë, që e dinë se ajo ka patur një rrugëtim të vështirë deri në realizim.

Edhe pse kufizimet e pandemisë kanë ndikuar negativisht në jetët tona, të paktën ndihemi falenderues për artistë si Bardhi që dinë të jenë produktivë edhe në këto çaste. Kujtojmë, se kënga ka arritur të rrëmbejë disa herë vendim e parë në “Top Awards”.