Celebrities Gossip Showbiz

Bardhi shumë shpejt në bashkëpunim me këngëtarin e njohur ndërkombëtarisht!

Bardhi është një nga këngëtarët më të rinj të showbiz-it tonë. “Betohemi”, hiti që e ngriti në piedestal artistin dhe shumë këngë pasuese që numërojnë miliona klikime e kanë bërë Bardhin një ndër këngëtarët më të pëlqyer. Pak ditë më parë, Tuna konfirmoi se do të vijë në bashkëpunim me Bardhin, një projekt të cilin mezi po e presim.

Mirëpo, këngëtari duket se nuk ka të ndalur. Pasi u konfirmua bashkëpunimi me Tunën, menaxheri i Bardhit zbuloi një tjetër bashkëpunim të tij. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin me origjinë shqiptare shumë të njohur në Gjermani dhe me një karrierë tepër të suksseshme. Jo vetëm që ka zbuluar këtë bashkëpunim, por gjithashtu edhe detajet. Kënga quhet “Jeta jem” dhe do të publikohet nesër në orën 23:59. Gjithashtu në audion më poshtë mund të dëgjoni pak nga kënga e re.

Kënga më e fundit nga Bardhi u publikua vetëm para 5 ditësh dhe është një këngë dashurie, ashtu siç di vetëm këngëtari të vijë. “A je” numëron plot 1.6 milion klikime deri më tani, një sukses shumë i madh për një artist të ri si Bardhi.