Bota Botë e Çuditshme

Bariu që sjell trendin e ri të qethjes së deleve!

Le t’i largohemi pak rutinës dhe lajmeve të përditshme e njihuni me personin që ka një super talent që lidhet me krijesat që ne i duam kaq shumë, kafshët.

Një bari, në një fshat të vogël të Turqisë, Kirkkavaka, është bërë viralo në rrjete sociale.
Ai është bërë i famshëm rreth zonës së tij por jo vetëm, për shkak të dashurisë që ka për punën e tij dhe talentin e madh që zbuloi tek vetja.

Talenti i tij është se ai i qeth kafshët, e sidomis delet në një mënyrë njerëzore, pra me modele të ndryshme.
Diçka e tillë është bërë virale shumë shpejt pasi askush më parë nuk kishte parë e dëgjuar për diçka të këtij lloji.