Aktualitet Politikë

Basha gjen “kleçkën” për të përjashtuar mbështetësit e Berishës/ Ja çfarë thotë neni 8 i rregullores së re të Këshillit Kombëtar.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha ka miratuar edhe rregulloren e re. Teksa rregullorja është miratuar nen për nen nga anëtarët, në të është shtuar edhe një ne i ri i cili duket se është edhe mënyra se si Basha mund të largoj nga anëtarë që kanë dalë në krahun e Sali Berishës.

Në nenin 8 të kësaj rregulloreje thuhet se “Mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje radhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.”

Në mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të PD, mbështetësit  Berishës nuk kanë marrë pjesë, kjo për faktin se ata nuk e njohin më Bashën si kryetra, po shprehen se ai është shkarkuar nga referendumi i 18 dhjetorit.

Neni 8

1.Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjesë mbi 50% e  anëtarëve me të drejtë vote me përjashtim të rasteve, kur në Statut  parashikohet një shumicë më e madhe se kjo për marrjen e një vendimi  dhe ai është parashikuar në rend dite.

2.Mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje rradhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.

3. Konstatimi i mbarimit të mandatit për shkak të mungesave në mbledhje pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, bëhet me vendim të Kryesisë së Partisë, pas raportimit me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm.

Ndërkohë që neni 13 sqaron dhe mënyrë se si do të zëvendësohen këto anëtarë. Anëtarët e organeve që zgjedh Këshilli Kombëtar, dalin nga renditja në bazë të votave të marra dhe nëse dalin dy ose më shumë kandidatë me numër të njëjtë votash, atëherë zgjedhja bëhet sipas shortit të hedhur nga komisioni i zgjedhjeve.

Rregullore-e-brendshme-Keshilli-Kombetar-1