Aktualitet Politikë

Basha nuk tërhiqet nga përjashtimi i Berishës, nuk cënojmë aleancën me SHBA-në!

Në një prononcim për mediat, Basha ka vijuar t’i përgjigjet Berishës me tone të qeta, ku tha se e njeh kontributin e tij madhor në politikë dhe marrëdhënien me partnerët strategjikë, por theksoi gjithashtu se aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes së Shqipërisë.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me votimin e qeverisë së re, ndërsa nuk i kurseu sulmet për kryeministrin Edi Rama.

Në një dalje publike për mediat, Basha tha se sot është formalizuar PPP Rama-Doshi-Rakipi, ndërsa e cilësoi qeverinë e re një fatkeqësi kombëtare.

“77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për t’i larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë”, tha Basha.