Aktualitet Politikë

Basha paralajmëron fillimin e një “ofensive” parlamentare!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.

Ai theksoi se qeveria Rama është fajtori kryesor i varfërisë në vendin tonë. Basha ka treguar se këtë vit opozita është në parlament për të rikthyer legjitimitetin e demokracisë që sipas tij është asgjësuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

“Fajtori i varfërisë në vend dihet, janë politikat zhvatëse të kësaj qeverie dhe mentaliteti i këtij grupi që mendon vetëm për xhepat e vet. Për të groposur këtë sjellje por mbi të gjitha për të sjellë një lehtësim për qytetarët grupi i PD propozon për të vendosur uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar nga 20% në 6% jo vetëm për shportën por të gjitha mallrat që afektojnë qytetarët . Hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit që janë në nevojë. Do të kërkojmë uljen e TVSH duke provuar qartë që ky shtet pavarësisht i rrënuar, i zhvatur, mund të bëhet. E dyta ka të bëjë me faktin se përse jemi në parlament, pra jemi për funksion të kthimit të legjitimitetit të demokracisë që është asgjësuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit”, theksoi Basha.

Basha teksa shpalosi dhe 3 komisionet që do të ngrihen në PD për çështje të ndryshme, tha se nëse puna do të ishte bërë nga këto institucione, shumë prej këtyre të pandehurve do të ishin pas hekurave.

“Komisioni Hetimor do të erret me një çështje që e ka marrë vesh e gjithë bota, Becchetti, që shqiptarët duhet të paguajnë. Ato do t’i marrë një njeri për shkak të luftës personale me Edi Ramën. Ne do të ndjekim hapat e mundshëm për t’i vënë përgjegjësit para drejtësisë. Një tjetër çështje është ajo e inceneratorëve, që përbën një masakër mjedisore.

Ky është fillimi i një ofensive parlamentare, që do të kompletohet me të gjithë elementet, Kam dhe një mesazh për drejtësinë; të bëjë punën e saj. Nëse do të bëhej puna shumica e të pandehurve do të ishin me pranga në duar. Ne do bëjmë punën tonë, do e vazhdojmë më tej, siç është dhe çështja e pandemisë.”, tha Basha.