Politikë

Basha sërish akuza Ramës për futjen e vendit në krizë të thellë!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sërish Kryeministrin Rama për futjen e vendit në një krizë të thellë. Sipas Kryeopozitarit, ky konstatim është vërejtur edhe nga disa drejtues të BE-së, me të cilët Basha thotë se ka pasur takim online.

Sapo kam patur një komunikim me disa drejtues të BE-së, me Varheli, e drejtues të tjerë të lartë, ku kemi folur për ndihmën e Brukselit, por edhe për dështimet. Prej dështimit të Ramës shqipëria është sot në krizën më të thellë krahasuar me vendet e rajonit. 97% e shqiptarëve paguajnë sot më shumë taksa se më parë, pasi gjysma e të ardhurave të bizneseve shkon për taksat”, u shpreh Basha.