Ndryshe Politikë

 “Basha s’ka garuar kurrë, LSI zgjedhjet e ardhshme do të jetë me zero mandate” sipas Frrok Çupit

Analisti i njohur, Frrok Çupi, kohët e fundit ka dhënë komentin e tij në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare 2021.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama shpalli fitoren e tij në sheshin ‘Skënderbej’ e ndërsa në Top Albania Radio ishte i ftuar, Frrok Çupi.

Çupi dha një intervistë në emisionin “Ndryshe” nën moderimin e Salsano Rrapit dhe Palomës për të treguar këndvështrimin e tij mbi zgjedhjet e zhvilluara ditën e dielë.

Basha s’ka garuar kurrë. Ai nuk është vendosur në këtë pozitë ndonjëherë… -është shprehur Çupi.

Sipas analistit, Partia Demokratike është produkt i Berishës, jo i Bashës. Ai gjithashtu shprehet se ikja e Berishës, është thjesht një iluzion, por në të vërtetë ai fshihet pas çdo veprimi të Partrisë Demokratike. Megjithatë, nuk beson se Basha do të japë dorëheqjen.

Gjykuar nga katër mandatet e marra nga LSI, në zgjedhjet e ardhshme do të jetë me zero mandate! -thekson Çupi.

Madje ai ka treguar se është në dijeni që një ose dy deputetë do të largohen. Sipas tij, LSI lindi si parti interesash dhe si e tillë do të shkojë.