Aktualitet Politikë

Basha takon të rinjtë e PD: Duhet të hiqet dorë nga koncepti i “karrigeve të salduara”, akuza për Berishën, Ramën dhe Metën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë e PD, ka thënë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ai theksoi se nuk mund të vazhdohet, duke parë se si kryeministri Edi Rama sipas tij vjedh për herë të tretë zgjedhjet, Presidenti Ilir Meta thotë se do të qëndrojë në politikë 50 vite dhe ish-kryeministri Sali Berisha, shihet duke sulmuar shtëpinë e tij. Basha thotë më tej, se s’mund të vazhdohet më në këtë rrugë.

Por mirë themi një moment që ja lamë por në qoftë se i lemë të përjetshmit në ato karrige kur do të hapen vendet për ju, kur do të hapen vendet siç tha Ariani, kur do të hapen vendet, kur do të qarkullojnë elitat, kjo pra është betëja, ky është çelësi i betejës, Edi Rama nuk e lëshon, vjedh për herë të tretë zgjedhjet dhe thotë o të vjedh edhe të katërtat edhe të pestat, për çfarë, për ta varfëruar më shumë këtë vend, për të përqëndruar më shumë pushtet dhe pasuri nga populli i cili varfërohet. Ai tjetri thotë që do jem edhe 30 vjet apo 40 vjet të tjera bënë politikë që na doli dje në konferencë për shtyp, ky tjetri siç e the në vend që të shijonte pensioni politik dhe të kontribuonte me atë pjesë të trashigimisë pozitive e hedh të gjithën poshtë dhe i thërret njerëzit në një akt të pashembullt të sulmojë shtëpinë e tij, pse, për karrige, por në qoftë se këto karrige janë përjetësisht zëna nga këta tren njerëz apo qoftë edhe 13 sa ishte byroja politike para këtyre. Kur do t’i vijë radha rinisë? Kur?

Asnjëherë! S’mund të jetë kështu, nuk duhet të jetë kështu dhe sa më takon mua nuk do të jetë kështu, por kjo nuk është diçka që unë mund ta bëj vetëm. Ajo që mund të bëj dhe do ta bëj siç po e them këtu, sot, tani, do ta them dhe më vonë në këshillin kombëtar është të ndërtojmë instrumentet dhe të garantojmë që gjithë secili prej nesh jush që e do këtë mundësi, t’i jepet kjo mundësi dhe t’i jepet në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo përmes filtrave, jo përmes kë njeh e kujt i servilosesh e pjesë e kujt klani je, por përmes aftësive, dëshirës, vullnetit që keni për të kontribuar. Në momentin që kemi arritur kjo dhe më besoni nuk do arrihet nga sot nesër. Edhe sikur ta kemi të gjithë këtë dëshirë prapë do kërkojë kohë, nuk do arrihet nga sot deri nesër, por do arrihet shumë më shpejt në momentin që e kemi vendosur si objektivin kryesor, ta dini që në këtë moment kemi në duart tona, në shtëpinë tonë, në Partinë Demokratike instrumentin e vetëm që e bën Shqipërinë si gjithë Europa. Se kjo është Europa, vend i mundësive, jo i patronazhit. Vendi i lirisë, vendi i qarkullimit të elitave, vendi i shpresave që lindin pikërisht nga mundësia e çdokujt për të realizuar për më të mirën që ka brenda vetes pavarësisht se biri apo bija e kujt është, pavarësisht se kë njeh e kë nuk njeh.

Në fjalën e tij para të rinjve, Basha tha se koncepti i politikës është ndryshimi dhe përmirësimi.

Ai tha se ka ardhur koha t’i jepet fund tranzicionit 30-vjeçar dhe se të hiqet dorë, siç e quan ai të konceptit të “karrigeve të salduara”.

“Dhe një herë faleminderit të gjithëve që jeni mbledhur në një ditë kaq të bukur, e bëni edhe më të bukur, në këtë takim tuajin, në një kohë të dhimbshme për demokratët dhe të dhimbshme për të gjithë shqiptarët. Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion? Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Drejt lirisë që me të vërtetë e garanton ligji siç tha Rei, por në fakt është një e drejtë natyrore me të cilën lindim, është e drejta jonë, na e ka dhënë zoti s’na e merr dot askush. E garanton ligji në mënyrë që liria ime mos të dëmtojë lirinë tënde. Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël. Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël me disa kafshë më të barabarta se disa kafshë të tjera, për të përdorur Orëellin, meqë jeni dhe studentë të gazetarisë.

Xhorxh Orwell, në “Fermën e Kafshëve”, një libër i famshëm tashmë për rininë shqiptare, përshkruan se si kishte një hierarki dhe megjithëse thuhej se gjithë kafshët ishin të barabarta, dukej derrat ishin më të barabartë se kafshë e tjera, i kishte zgjedhur derrat si simbol të le të themi të babëzisë. Pse bëhet e gjithë kjo betejë? Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige të përjetshme, nuk njeh dinasti. Vet koncepti i politikës është ndryshimi. Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin. E ka thënë politikani i madh, Ëiston Churchill. Dhe kjo është e vërteta, vendet të cilat i hapën ndryshimin si përmes zgjedhjeve, ecin përpara. Vendet që e ndalojnë ndryshimin me lloj lloj trukesh, qarkullojnë të njëjtit njerëz, që nuk i lëshojnë kurrë karriget e tyre, që bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, apo ndryshojnë Kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Një herë kryeministër, pastaj President, pastaj prapë kryeministër, janë vendet ku qytetarët nuk i gëzojnë këto liri. Aty jo vetëm që nuk ka një dritë në fund të tunelit për tranzicionin, por nuk ka kthim prapa për të përdorur një këngë të famshme të një grupi të famshëm, po shumë të vjetër për moshën tuaj, të Beatlesave, “Back in the U.S.S.R”.

Pra kthehemi në kohën, siç e tha Rei, të Bashkimit Sovjektik. Në fakt ne duhet të lëvizim përpara dhe ne i kemi të gjitha shanset të lëvizim përpara. Se ne jemi në një kontrast shumë të madh. Kemi qenë vendi më i izoluar nga vendet e komunizmit, më i izoluari nga të gjithë, me diktaturën më të egër, që u fut brenda shtëpisë së njerëzve, që u fut brenda dhomave të gjumit, brenda shpirtrave të njerëzve. Kishin frikë nga vetja e tyre, le më pastaj, le më pastaj nga policia, nga sigurimi i shtetit e nga i gjithë aparati tjetër i diktaturës. Dhe ndërkohë, jemi ndër vendet më të hapura fal 30 viteve, jo fal politikës, fal shqiptarëve që kanë ditur ta përqafojnë lirinë. Rinia ka ditur ta përqafojë lirinë. Sa të rinj kemi sot anembanë Shqipërisë, të cilët me gjithë këto kushte të vështira, prapë se prapë nuk e kanë humbur shpresën tek vendi i tyre. Sa të tjerë kemi jashtë Shqipërisë, që nuk dallojnë fare as në aftësi, as në talent as në produktivitet nga bashkëmoshatarët e tyre të lindur dhe të rritur, siç i thonë me lugë floriri, apo në kushte shumë të mira në Angli, në Itali, në Gjermani, në Itali, në Greqi, në Francë, në Shtetet e Bashkuara. Pra, kjo do të thotë që në thelb nuk ka asgjë gabim me rininë shqiptare, përkundrazi, kur ia del në kushte kaq të vështira, imagjinoni po t’u jepen mundësitë. Çfarë mundësie mund t’i ofrojë politika rinisë? Në radhë të parë, mos të saldohet në karrige. Të lejojë qarkullimin e elitave, të lejojë që gjërat të ecin përpara. Pse saldohen pas karrigeve? Sepse lidhin interesat aty, interesat politike lidhen me interesat ekonomike, me interesat financiare. Mund ta ndajmë shoqërinë në dy lloje të ndryshme sipas mënyrës që vendosim. Sot dua ta ndaj në dy mënyra të cilat i kuptoni, për shkak të se me to ballafaqoheni çdo ditë. Një shoqëri ku ecën përpara për shkak të aftësive të tua Gisela, jo për shkak se kë njeh dhe vajza e kujt je.

Kjo është shoqëri në të cilën i jepet mundësia të ecin përpara sipas aftësive të veta. Dhe ata që nuk i kanë këto aftësi, se jo çdokush i ka aftësitë të ecë përpara, për ta shoqëria kujdeset, nuk i lë prapa, nuk i lë në rrugë pa shtëpi, nuk i lë të hanë në kazanët e plehrave. Po shumica dërrmuese i kanë aftësitë të ecin përpara, për atë që janë, për atë që përfaqësojnë. Dhe këtë e garanton ligji, e garanton barazia para ligjit. Dhe për këtë përgjigjen politikanët. Të cilët, siç e keni parë në perëndim, edhe për një sandwiç që e kanë blerë me lekët e shtetit, japin dorëheqjen”, tha Basha.