Aktualitet

Basha: Trajtimet me Covid bëhen vetëm në Tiranë dhe aspak në rrethe!

Kreu i PD doli në një konferencë per mediat para pak minutash ndërsa foli për sistemin shëndetësor në vend dhe menaxhimin e Pandemisë nga qeveria. “Trajtimet me Covid bëhen vetëm në Tiranë dhe aspak në rrethe. Nuk ka gjurmim të rasteve. Nuk trajtohen rastet. Testimet janë të ulëta. Nuk bëhet ndjekja e pacientit, nuk ka analiza gjaku, nuk ka skaner, mjekimet nuk rimbursohen dhe ka mungesë totale të aparaturave në dy spitalet Covid. Vazhdon ikja e mjekëve dhe infermierëve, për shkak të kushteve mizerable. Paketa e 1000 euro për mjekë ka qenë jo e plotë. Sot mjekët janë të diskriminuar dhe të keq-paguar, edhe në raport me fqinjët. Duhet edhe rimbursimi për këta pacientë”, deklaroi Basha.