Aktualitet Politikë

Basha: Vettingu, dëshirë e demokratëve dhe socialistëve, brenda javës propozojmë në Kuvend ndryshime Kushtetuese!

Për kryetarin e Partisë Demokratike vettingu i politikanëve  është një dëshirë e demokratëve, socialistëve dhe të gjithë shqiptarëve që të kemi një politikë që nuk ka lidhje me krimin. Duke folur për gazetarët në perfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha tha se  PD-ja është në Kuvend që të kthejë vendin në shinat e demokracisë.

“Do të shikoni nga amendamentet se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë nga socialistë dhe demokratë që të kemi një politikë pa lidhje me krimin, dhe jo të mbushur me politikanë që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Me këtë hap ne i shërbejmë prioriteteve të shqiptareve. Asnjë prej tyre nuk është në fazor të PD-së. Unë e përsëris që jemi në kuvend edhe pas masakrës që me fuqinë që na dhanë shqiptarët të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë. Për këtë ne do të çojmë përpara axhendën e këtyre ndryshimeve”- tha Basha.

Më tej Basha tha se nuk do të ketë asnjë pazar me mazhorancën për këtë çështje.

“Kthimi i ndryshimeve të nëjanëshme të 30 korrikut sikundër komisioni zgjedhor që do të formohet ka për detyrë të shtrojë cështjet që kanë në bëjmë me sistemin zgjedhor. Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar. Këto janë cështje të rëndësishme për shqiptarët. Nuk ka zhvillim, ka vetëm emigracion kjo nuk mund të jetë pazar për ne”- tha Basha.

Brenda javës propozojmë ndryshime kushtetuese edhe për ‘territorialen’ dhe ‘zgjedhoren’

I uroj punë të mbarë Komisionit Hetimor për 25 prillin në zbardhjen e kësaj masakre si një parakusht në kthimin  e vendin në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit, që lidhet me mirëqenie, me rrogat e shqiptarëve me fatet dhe sigurinë, grupi i PD ka miratuar sot vendimit për të depozituar amandemantet kushtetuesue për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, amendamentin për vettingun e Politikanëve, është një qëllim legjitim dhe respektojnë edhe kërkesën për propocionalitet, SPAK të marrë përsipër evidentimin një për një të çdo deputeti, kryebashkiaku, ministri, kryeministri, kreu i shtetit për lidhjet me krimin, pasuritë, për personat vetë, familjarët dhe ortakët e tyre, Dhe hapja e rrugë së reformës territoriale.