Bota Gossip

Bashkë në ditët e mira por jo në ditët e këqija…/Miliarderi i Porsche divorcohet nga gruaja për shkak se vuan nga demenca!

Miliarderi dhe anëtari i familjes Porsche, Wolfgang Porsche po divorcohet nga partnerja e tij prej 16 vitesh, e cila vuan nga demenca. Burime pranë çiftit thanë se 79-vjeçari e ka të vështirë të jetojë me gruan e tij për shkak të ndryshimeve në sjelljen e saj. Sipas raportimeve, Claudia nuk ka qenë në gjendje të kujdeset për veten prej muajsh dhe gjendja e saj mendore është përkeqësuar. Wolfgang dhe Claudia janë bashkë që nga viti 2007 dhe u martuan në vitin 2019.

Mediat gjermane raportojnë se Wolfgang muajt e fundit është afruar më shumë me të dashurën e tij, 59-vjeçaren Gabriela Prinzessin zu Leiningen. Pasuritë e familjes Porsche janë vlerësuar në rreth 18 miliardë euro. Claudia Porsche, një gjyshe dhe ish-këshilltare e qeverisë gjermane, nuk ka qenë në gjendje të lëvizë e pavarur prej muajsh dhe thuhet se jeton me vajzën e saj për gati dy vjet. Wolfgang aktualisht jeton në Zell am See, Austri dhe ka katër fëmijë, dy nga regjisorja dhe skenaristja Susanne Bresser, me të cilën u martua në 1988 dhe u divorcua në 2008.