Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëpunimet nuk paskan të ndalur këtë verë, Enca dhe Rina mund të na sjellin një surprizë?

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

E teksa së fundmi ‘na e ka bërë për zili’ me postimet e saj më të fundit nga plazhet më ekzotike, Enca nuk ka lënë pas dore as muzikën. Pak javë më parë, këngëtarja lansoi këngën e saj më të fundit pas një pauze mjaft të gjatë. Por, ndoshta mund të presim dhe një tjetër surprizë nga ajo.

Teksa jemi në një sezon ku shumë artistë po sjellin bashkëpunime me njëri-tjetrin, mesa duket dhe bukuroshja do të sjellë një të tillë me këngëtaren Rina dhe njëkohësisht një mike shumë të mirë të sajën. Dyshimet kanë lindur nga postimi më i fundit i dy artisteve ku shfaqen së bashku.

Nga ana tjetër, Rina  e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Rina po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.