Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Showbiz

Bashkëshortja e Alec Baldwin, Hilaria ka një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë ndjekësit e saj!

Mesa duket dhimbja e madhe akoma nuk ka kaluar. Bashkëshortja e aktorit të njohur Alec Baldwin, Hilaria Baldwin tregon se akoma po reflektojnë për shkak të vitit të vështirë që po kalojnë ndërkohë që edhe shprehën mirënjohje për festën e Falenderimeve.

37-vjeçarja Hilaria, ndau me të gjithë fansat një postim në rrjetin e saj social Instagram, duke shfaqur një video të vajzave të saj duke bërë blerje ushqimore gjatë Ditës së Falenderimeve dhe kishte shkruar se:

Nuk e bëra një foto të gjithë familjes sime sot. Këtu është Carmen dhe Marilu duke kërcyer në supermarket. Unë dua t’ju them të gjithëve se sa mirënjohëse jam për ju. Ky ka qenë një nga vitet më sfidues. Unë e di për shumë, shumë prej nesh por unë do të flas vetëm nga përvoja personale tani. Ndonjëherë nuk mendoja se do t’ia dilja mbanë. Unë dua që ju të dini se sa shumë më keni ndihmuar në disa beteja mjaft të errëta. Të dish që ishe atje, një ngushëllim i tillë. Po, fëmijët e mi dhe burri im, familja ime dhe miqtë e mi të ngushtë kanë qenë të paçmuar por JU, unë nuk arrij ta shpreh këtë ballë për ballë, për shkak të natyrës së mediave sociale dhe sa larg jemi të gjithë ne. Unë dua shumë që ju ta dini dhe ta kuptoni se sa mirënjohëse jam çdo ditë për ju. Më mungojnë bisedat tona dhe rrjeti i sigurisë së komunitetit tonë. Shpresoj se një ditë do të kthehemi atje. Një gjë që më ka mësuar lufta është të them “të dua më shumë”. Kjo është ajo që ka të bëjë me gjithë këtë, për mendimin tim. Pra, ju dua shumë me gjithë shpirtin tim mirënjohës. Gëzuar ditën e mirënjohjes.

Hilaria dhe burri i saj Alec Baldwin janë prindër të gjashtë fëmijëve vajzat Carmen Gabriela, María Lucía Victoria, Rafael Thomas, Leonardo Ángel Charles, Romeo Alejandro David, Eduardo “Edu” Pao Lucas.

Në mbishkrimin e saj, Hilariae përmblodhi gjithçka duke thënë një “vit sfidues”, në të cilin ajo zgjeroi familjen e saj, kërkoi falje pasi u akuzua për keqinterpretim të trashëgimisë së saj dhe mbështeti të shoqin gjatë tragjedisë së fundit gjatë xhirimeve, në të cilën Alec qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins pasi një aksident me armë gjatë realizimit të filmit ‘Rust’.

Ndërkohë autoritetet lokale në Nju Meksiko vazhdojnë të hetojnë në lidhje me aksidentin tragjik, me ndërprerjen e prodhimit të filmit një burim i tha ‘PEOPLE’ se Alec ka gjetur mbështetje te gruaja dhe fëmijët e tij, duke përfshirë vajzën 26-vjeçare Ireland.

Është një tragjedi kaq e paimagjinueshme dhe pikëllimi dhe trauma për të janë të padurueshme. Alec është ende në shok dhe zemra e tij është plotësisht e thyer. Ai po bën më të mirën për t’ia dalë mbanë dhe po mbështetet tek Hilaria dhe fëmijët e tij.