Celebrities Showbiz

Bashkëshortja e Bruce Willis kujton një nga cilësitë që e bëri të dashurohej pas aktorit, me fjalët më të ëmbla!

Pasi u diagnostikua me afazi, familja e Bruce Willis, të gjithë janë të fokusuar në të gjitha momentet e lumtura që mund të ndajnë me aktorin dhe. Sipas burimeve të brendshme thuhet se familja e aktorit ka bërë gjithçka për ta ndihmuar atë dhe janë një mbështetje e madhe për yllin hollivudian.

Së fundmi, bashkëshortja e tij, përmes një videoje të vjetër ka kujtuar pse është ende e dashuruar me Bruce. Emma Heming Willis postoi në Instagram një xhirim të Bruce të vitit 1987, kur kishte kënduar hitin “Under the Boardwalk” me The Temptations dhe me atë rast u kujtoi fansave një veçori të veçantë që e karakterizon yllin hollivudian. Ajo shkroi:

Motoja ime është mos lejoni që frika t’ju ndalojë. Pse? Sepse frika shpesh më ndal, kjo është një tjetër arsye pse u dashurova me burrin tim. Frika nuk e ndali kurrë. Dua të them, çfarë lloj vetëbesimi të duhet për të kënduar me ‘The Temptations’? Mund të thuash çfarë të duash, por ky njeri ka qenë gjithmonë i shtyrë nga pasioni dhe kurrë nuk i ka lënë kundërshtuesit ta ndalojnë nga asgjë. Për këtë kam shumë respekt, dashuri dhe admirim për të. Shijojeni këtë këngë të vogël që më ngroh zemrën.

Videoja ku këndon asokohe 32-vjeçari Bruce i ka entuziazmuar së tepërmi fansat, veçanërisht në momentet sfiduese për të dhe familjen e tij. Rikujtojmë, se Willis dhe Heming u martuan në mars 2009 dhe kanë dy vajza së bashku, Mabel dhe Evelyn.

Aktori ka gjithashtu tre vajza, Rumer, Scout dhe Tallulah, me ish-bashkëshorten Demi Moore, me të cilën ai ka qenë i martuar nga nëntori i 1987-ës deri në tetor të vitit 2000. Ata kanë mbetur miq edhe pas ndarjes.

Willis së fundmi ka shitur në heshtje pronat e tij në përgatitje për tërheqjen e tij nga aktrimi për shkak të shëndetit të përkeqësuar. Raportimet kanë thënë se ylli ka shitur prona në New York dhe më gjerë dhe se ai do të fokusohet në jetën e tij në Kaliforni ndërsa vazhdon betejën e tij shëndetësore.