Celebrities Gossip Showbiz

Bashkimi dhe Bruno konfliktohen dhe shkak për këtë bëhet Alvisa!

“Për’Puthen” vazhdon të sjellë në çdo episod të sajin plot debate dhe situata të tensionuara në studio. Ditën e sotme shumë konkurrentë patën mosmarrëveshje me njëri- tjetrin dhe një ndër to ishte  ai mes Bashkimit dhe Brunos. Kjo gjë erdhi pas takimit të këtij të fundit me Alvisën.

Në këtë debat u përfshinë dhe të tjerë, ndër to Mikela e cila e ka shprehur hapur pëlqimin për Brunon dhe Azemi, një tjetër konkurrent. Bruno nisi fillimisht duke ironizuar Bashkimin për jetëgjatësinë e lidhjeve të tij. Ai gjithashtu refuzoi takimin me Alvisën.

Episodi i sotëm, solli gjithashtu debat mes dy ish- të dashurve, Alvisës dhe Hysenit. Ky i fundit zbuloi se kur dyshja kanë patur puthjen e tyre të parë, teksa kjo gjë nuk i ka pëlqyer konkurrentes duke zgjedhur ti kundërvihet ish-it të saj.

Teksa, një tjetër zhvillim ndodhi, ku Mikela e cila ka deklaruar se pëlqen Brunon, ka zgjedhur Edin për një takim dhe kjo përzgjedhje e saj u diskutua si një ‘hakmarrje’ ndaj Brunos. Edi u shpreh se nuk do ta pranojë këtë takim nëse është kjo arsyeja, por Mikela tregoi se ka interes të njohë Edin.

Zhvillimet në “Për’Puthen” duket të mos kenë të ndalur dhe duhet të presim deri në ‘prime-n’ e së shtunës për t’u diskutuar këto situata.