Performanca e pushtetit vendor në çështjet që lidhen me BE-në u diskutuan në një takim me kryebashkiakët e vendit sot në Tiranë. Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin theksoi se anëtarësimi në BE përfshin të gjitha nivelet e qeverisjes. Gjithashtu u publikua një raport mbi performancën e bashkivë shqiptare, ku thuhet se ato japin mjaft kontribut pozitiv në procesin e anëtarësimit të vendit.