Celebrities Gossip Showbiz

Bashkohen Nora dhe Roberti, cila është arsyeja?

Robert Berisha ka postuar disa foto e video në InstaStory duke na ngrohur zemrat me vogëlushen e tij, Renée. Këngëtari edhe herë të tjera e ka shfaqur të bijën, duke na treguar se është një baba shumë i përkushtuar.

Mirëpo, sot është një ditë e veçantë për Robertin dhe Norën, pasi vogëlushja e tyre ka ditëlindjen dhe bën plot gjashtë vjeçe. Përveç Renées ditëlindjen gjithashtu e ka edhe mikja e saj më e mirë, qenushja Nina. Këtë e ka bërë të ditur vetë Roberti në InstaStory.

Ndërkohë, një faqe e fansave të Norës ka postuar foto të vajzës së tyre, dhe Roberti e ka ripostuar.

Kujtojmë, se dyshja mban marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes së tyre të bujshme.