Celebrities Gossip Showbiz

Bashkohet me trendin në TikTok, Soni Malaj e thotë troç që nuk është në një lidhje!

Soni Malaj është një ndër këngëtaret me më shumë vite në tregun tonë muzikor dhe mund të themi me plot gojë se numëron plot hite dhe ka arritur të të mbetet tepër e pëlqyer edhe sot. Këngëtarja prej kohësh nuk është aq aktive sa dikur me projekte muzikore, megjithatë ende vazhdon të sjellë këngë të reja.

Soni shpesh është përfolur për jetën e saj private dhe para pak kohësh për fejesën me Klevin, të cilën e bëri vetë publike. Megjithatë, nuk dihet se çfarë ndodhi mes dyshes, pasi prej kohësh ishte përfolur një ndarje mes tyre dhe këngëtarja e kishte treguar paksa me Instastory-t e saj thumbuese. Megjithatë, së fundmi duket se bukuroshja e pranoi troç.

Duke ju bashkuar trendit të TikTok, ku Soni bëri si shumë të tjerë trendin ku i përgjigjesh pyetjes: ‘A je ‘single’? dhe ajo është përgjigjur me: Yeah (pra, po).

@soni_malaj

♬ original sound – Wily Williams

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dyshes, pasi ata u ndanë dhe nuk e treguan shkakun e kësaj asnjëherë. E pyetur shpesh se si i ka punët me dashurinë në intervistat ku merr pjesë, Soni ka zgjedhur ta anashkalojë gjithmonë si pyetje.

Së fundmi e ftuar në “Live From Tirana”, Soni ka treguar detaje nga projekti i saj më i fundit “Pak  si…” dhe peripecitë që ka kaluar deri në publikimin e kësaj kënge. “Pak si…”, këngëtarja e ka sjellur në bashkëpunim me reperin Bennito.