BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

BBV-Live nga Shtëpia/Kristi flet për Keisin, Kiara i sjell shembullin e lidhjes me Luizin!

Big Brother Vip Live nga Shtëpia në Top Albania Radio e zhvendos vëmendjen te Kristi dhe ndarja me Keisin. Olta e ngacmon duke i thënë se Keisi e la, ndërsa Kristi nuk e fsheh se po kalon një situatë shumë të ngarkuar. Fillimisht, ai tregon se mbeti i traumatizuar, por më pas tërhiqet nga fjala e përdorur se i duket “e egër”. Në fund të gjithë ndahen “të kënaqur”, nga Kristi i pari, i cili jo vetëm kaq! Nga Keisi, ai ka mbetur edhe “i befasuar”…

Olta: Pse të la Keisi?

Kiara: Çfarë po përjeton ti Krist?

Kristi: Kam kaluar 2-3 javë shumë të vështira edhe nga pikëpamja ime personale, përveç presionit të lojës. Më ndikoi dhe qëndrimi i Sabianit…

Tre banorët e tjerë, i ndërhyjnë për t’i vënë në dukje se ai e menaxhoi shumë mirë situatën  e krijuar, por se padyshim, një kontribut të rëndësishëm pati Sabiani, sipas tyre.

Kristi për Keisin: E pashë që ishte në gjendje konfuze dhe i dhashë kohë që të mendohej. Nuk ishte dashuri, ishte pëlqim, por jam shumë i kënaqur dhe i befasuar me Keisin se reflektoi maturinë emocionale të një personi 40 vjeç. U tregua shumë e sinqertë, tani do të fokusohemi te gjëra të tjera.

Një deklaratë që e bëri Kiarën të reflektojë e të heqë paralelizma për lidhjen e saj me Luzin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri duke lënë të kuptohet se për të, situatat nuk janë bardhezi.

Kiara: Luizi ka patur shumë momente të vështira, por unë në asnjë moment nuk e kam vënë në dyshim nëse dua të jem me këtë person. Nuk i kam prerë gjërat me thikë.