Aktualitet

BE-Gjermani: Të nisin sa më shpejt bisedimet për integrimin e Shqipërisë!

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas janë shprehur njëzëri për fillimin sa më të shpejtë të bisedimeve për pranimin e Shqipërisë në BE.

Ata kanë diskutuar ditën e sotme për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor , ndërsa u shprehën se bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut të nisin sa më shpejt. Ata kanë shprehur gjithashtu mbështetjen e tyre për rajonin e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër COVID-19. Varhelyi shprehet në Twitter:

Diskutim i mirë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas ndamë sot pikëpamje të shkëmbyera mbi Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për të ecur përpara procesi i zgjerimit të BE-së, përfshirë duke filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetja jonë për rajonin në luftën kundër COVID-19 vazhdon…

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të flasë sot në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut Kosove-Serbi, si dhe për çështje të tjera të lidhura me Ballkanin Perëndimor. Borrell pritet t’i raportojë ministrave edhe për vizitat që ka zhvilluar së voni në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Ndërkaq kujtojmë se vijon dhe takimi i Kryeministrit Rama me Presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee. Rama është i ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi çështjen e integrimit europian të Shqipërisë, marrëdhëniet bilaterale, planin europian të investimeve në Ballkan dhe situatën në rajon. Kujtojmë se takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.