Rajoni

BE-ja shpreh keqardhje për vendimin e Kosovës!

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e Kosovës që të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur. Zëdhënësi i unionit Peter Stano, tha se Brukseli pret nga Kosova që të veprojë në bazë të deklarimeve për integrimet evropiane si qëllim strategjik.

Hapja e ambasadës në Jerusalem, është një vendim për keqardhje sepse e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit. Të gjitha ambasadat e vendeve anëtare dhe delegacioni i BE-së janë në Tel Aviv dhe kjo është në përputhje me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e Këshillit të BE-së. Statusi i Jerusalemit si kryeqytet i të dyja shteteve është qëndrim i bllokut, i cili nuk ka ndryshuar” deklaroi Stano.