Bota

BE: Kompanitë e vaksinave anti-COVID, të respektojnë zotimet e tyre!

Brukseli iu kërkon kompanive prodhuese të vaksinave anti-COVID, të respektojnë zotimet e tyre. Kërkesa erdhi nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në samitin virtual të Davosit. Zyrtarja e lartë deklaroi se “Bashkimi Europian ka investuar miliarda për të kontribuar në zhvillimin e vaksinave të para kundër Covid-19, për të krijuar një të mirë të përbashkët globale dhe tani kompanitë duhet të bëjnë pjesën e tyre”.

Bashkimi Europian synon të nisë një program bio-mbrojtës për të trajtuar pandemitë.

Ndërkohë Suedia ndërpret pagesën e vaksinës anti-koronavirus të “Pfizer” e “BioNTech”. Shkak u bënë paqartësitë lidhur me numrin e vërtetë të dozave që përmban një shishe. Stokholmi kërkon që Brukseli zyrtar dhe kompanitë amerikane e gjermane të arrijnë marrëveshje për sa doza ka në secilën shishe. Suedia po pret sqarime pasi janë vendosur 6 ndërsa është rënë dakord për 5 e shteti suedez nuk pajtohet me këtë paqartësi.