Bota

BE miraton paketën e radhës, 500 milionë euro për ushtrinë ukrainase!

Këtë të premte, Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë shtesë prej 500 milion euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Përmes një deklarate, Këshilli i Evropës informon se kjo paketë synon të rrisë mbështetjen e unionit për aftësitë dhe qëndrueshmërine Forcave të Armatosura të Ukrainës, për të mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin e vendit dhe mbrojtjen e popullatës civile kundër agresionit rus.

Në total, Bashkimi Evropian ka ofruar një ndihmë prej 2,55 miliardë dollarë për Ukrainën, shkruan CNN.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell theksoi se  BE mbetet e fokusuar dhe e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj për liri dhe pavarësi.

Sipas tij, Ukraina ka nevojë për më shumë armë dhe shtoi se BE ne do ta furnizojë me armatime.