Rajoni

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është absolutisht i mundur!

Bashkimi Europian shprehet i bindur se “normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është absolutisht i mundur”. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak deklaroi: “Eshtë në interesin e tyre, në interesin e të gjithë rajonit e natyrisht, në interesin e Unionit”.

Ne jemi gati të vazhdojmë sapo Qeveria e re në Prishtinë të marrë detyrën”, – theksoi Lajçak. I pyetur se kur mund të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, zyrtari europian tha: “Nuk do të ishte një gjë e mençur fiksimi i datës”.

Muajin e ardhshëm bëhen dhjetë vjet që kur Kosova dhe Serbia nisën negociatat e drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve. Bisedimet ndërmjetësohen nga BE-ja dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.