BE reformon migracionin

Bashkimi Europian pritet të reformojë sistemin e migracionit dhe të azilit, por plani i propozuar nga Komisioni pritet të nxisë debate, pasi synon rregulla të detyrueshme. Midis të tjerash propozohet kthim i sponsorizuar i atyre që u refuzohet azili. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e quajti reformën “zgjidhje europiane për të rikthyer besimin e qytetarëve”.