Celebrities Gossip Showbiz

Beart Rexhepi reagon i revoltuar në rrjete sociale, çfarë e ka shqetësuar ish- konkurrentin e “Për’Puthen”?

Një nga personazhet e “Për’puthen” i cili pa diskutim ka qenë në qendër të vëmendjes, herë më histori dashurie, e herë me ndarje, është Beart Rexhepi. Ish- konkurrenti i “Për’Puthen” bëri bujë asokohe, kur dha versionin e tij të historisë në lidhje me ndarjen nga Tea, një tjetër ish- konkurrente e “Për’puthen”. E me gjithë dramat që e shoqëruan këtë ndarje, duket se ende ajo histori ka lënë ‘gjurmët’ e saj tek publiku.

Teksa për dëshirë e tij, Bearti ka postuar thënie në rrjete sociale, të gjithë dyshuan se mos ‘thumbat’ ishin për Tean, por modeli reagoi i revoltuar ndaj këtyre fjalëve duke e konsideruar si një histori të mbyllur tanimë.

Tash e keni tepru. Kjo lidhje u mbyll ka muaj. Nëse du mi hedh kunja dikujt unë e permeni në emër qysh e kam përmen në fillim! Ja bëj edhe Tag. S’ka qenë lidhja e parë as e fundit kjo, kështu që duhet me dit kur është boll…

Kujtojmë se, së fundmi Bearti është përfolur shumë për një lidhje të mundshme mes tij dhe Encës, pas pjesëmarrjes së tij në këngën e saj “Rakia”, ku dyshja u shfaqën në momente shumë intime. Nuk dihet nëse këto spekulime ishin të vërteta apo dyshja ka provokuar publikun për një reklamë sa më të mirë të këngës.