Celebrities Gossip Showbiz

Beatrix dhe Donaldi shfaqen shumë të afërt, Antonela e thotë troç: “Pëlqeheni ju të dy!”

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant, sidomos me hyrjet e reja që po shtohen nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Padyshim që edhe hyrjet e reja kanë krijuar mjaft trazira si me debate ashtu edhe me afrimitete që nuk i prisnim.

Pas skenës që nuk ka ndjekës fanatikë të “Big Brother VIP” që nuk e mban të puthjes mes Borës dhe Donaldit, askush nuk e mendonte se do të kishte diçka mes këtij të fundit dhe ndonjë banoreje tjetër brenda shtëpisë, por në fakt po rezulton e kundërta. Që në fillim të ardhjes së Trixa-s është parë qartë afrimiteti mes tyre. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka zgjedhur ta komentojë këtë, një tjetër banore ka vendosur ta bëjë.

Teksa, kanë qenë duke biseduar jashtë në oborr të gjithë banorët së bashku, Antonela nuk ngurroi të thonte:

Pëlqeheni ju të dy!

Ndërkohë, Beatrix-i dhe Donaldi bënë sikur nuk e kuptuan për t’ju shmangur një përgjigje, që kjo nuk ishte thjesht për miqësi, por për diçka më shumë.

Donald: Po normal që po.

Beatrix: Pse tani e more vesh ti?

Antonela vazhdoi provokimin duke i thënë se e kishte fjalën për një tjetër pëlqim, por nuk mori përgjigje nga asnjë prej të dyve, duke na bërë kështu edhe më shumë konfuzë.

Rikujtojmë se, spektaklin e mbrëmjes së djeshme një surprizë shumë e bukur ju bë Trixa-s, së cilësi erdhi i vëllai, këngëtari i njohur Alban Ramosaj. Teksa ishte një moment shumë emocionues, që përloti banoren, Albanit ju bë ‘live’ ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, por nuk pranoi pasi do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës edhe pse këtë nuk ja zbuloi të motrës, pasi nuk i lejohet.