Lancio Music

Beatrix Ramosaj dhe Eugent Bushpepa bashkojnë forcat për projektin më të ri muzikor

Beatrix Ramosaj është një ndër ato artiste nga e cila na mungon shumë një projekt muzikor. Që pas hitit “Pa Ndjenjë” që këngëtarja publikoi rreth 3 vite më parë, ajo u shkëput nga muzika për një kohë relativisht të gjatë.

Tashmë, Trixa është rikthyer madje me një surprizë të madhe. Bukuroshja do të bashkojë forcat me yllin e muzikës ‘rock’, Eugent Bushpepa dhe ky fakt ka lumturuar pa fund fansat e tyre por edhe të gjithë adhuruesit e muzikës.

Lajmin e mirë e ka konfirmuar vetë artistja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej krah Gentit. Dyshja në foto gjendeshin në setin e xhirimit të klipit, ama asnjë prej tyre nuk ka zbuluar detaje të tjera veç faktit se kënga do të publikohet së shpejti.

“Ju mori malli për mua?” -shkruan ajo në përshkrimin e postimit të saj duke shtuar #DancingWithTheDevil, mos vallë kjo e fundit është dhe titulli i prurjes së re të tyre?!