Celebrities Gossip Showbiz

Beatrix Ramosaj rrëfen detaje për ish- të dashurin dhe nuk do ta besoni profesionin e tij…

Pak javë prej fillimit të tij dhe programi më i dashur në Shqipëri “Big Brother VIP” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe të gjithë janë kurioz se çfarë do të ndodhë brenda shtëpisë çdo ditë e më shumë. Ditëve të fundit po përflitej rreth emrave të rinj që pritej të ishin pjesë e shtëpisë më të famshme.

Dhe banorja më e re, që ka pak më shumë se një javë brenda shtëpisë është pikërisht ajo që prej kohësh po përflitej, bukuroshja Beatrix Ramosaj. Vetëm pak ditë gjatë qëndrimit të saj dhe Trixa ka prodhuar mjaft lajme.

Teksa ka shumë kuriozitet për jetën e saj private, bukuroshja ka rrëfyer te dy djemtë e shtëpisë, Donaldi dhe Graniti historinë me ish- partnerin e saj. Gjatë bisedës me ta Trixa na ka zbuluar disa detaje që ne nuk i dinim më parë. Këngëtarja  ka pranuar se është dashuruar vetëm një herë, pavarësisht se ka dalë më shumë djem. Ajo gjithashtu u shpreh se pas ndarjes i duhet shumë kohë që ta marrë veten. Trixa tregoi se ka qenë e lidhur për 3 vite me të.

Beatrix: Kur e kam patur atë lidhjen, ai djali ka ardhur, ka kërcyer me mua në “Dancing With the Stars”.

Donaldi: Balerin?

Beatrix: Jo, historia që po ju tregoja.

Donaldi: Banakier?

Beatrix: Po. Kemi kërcyer bashkë.

Donaldi: Ka qenë në show ai me ty?

Beatrix: Jo, ka qenë vetëm një kërcim që mund të merrje familjarë. Na patën vlerësuar maksimalisht më duket.

Graniti: Çfarë ndodhi, a mundem me të pyt?

Beatrix: Kam qenë tre vjet me atë. Shumë intriga.

Së fundmi, teksa “Big Brother” i ka vendosur banorët të luajnë një lojë që ka të bëjë me sinqeritetin e tyre, bukuroshja na ka treguar një shifër, që duke ditur sa sekret e mbajnë të famshmit është goxha lajm.

Këngëtarja ka zbuluar një shifër shumë të madhe që është paguar nga një projekt që në fakt nuk ka të bëjë me profesionin e saj si këngëtare.

Për një set fotografik kam fituar 5000 euro.