Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Bebe Rexha befason, këngëtarja ka rënë në dashuri me vajza të famshme në të kaluarën

Bebe Rexha, këngëtarja 31-vjeçare me origjinë shqiptare, ka arritur të ndërtojë një sukses ndërkombëtar në muzikë. Së fundmi, Bebe ka dhënë një intervistë në median britanike Gay Times, ku ka zbuluar detaje mjaft befasuese.

Artistja ka treguar se në të kaluarën, ka dalë më vajza që janë të njohura në botën mediatiake, por Bebe nuk ka zbuluar asnjë emër. Më tej, ajo tregon se veç flirtimeve dhe daljeve, gjithashtu ka rënë në dashuri me një vajzë. Ndërkohë, këngëtarja tregon se momentalisht është në një marrëdhënie me një djalë.

Megjithatë, ajo shprehet se e ka patur të vështirë ta quajë veten me terma të tillë si “panseksuale” apo “biseksuale”.

Është kaq e vështirë sepse çdokush dëshiron t’i vendosë gjërat në kuti, dhe mua nuk më pëlqejnë kutitë, siç mund ta kuptoni edhe nga këngët e mia.

Në lidhje me arsyen pse ajo nuk dëshiron një marrëdhënië me një vajzë, Bebe shprehet se do të ishte tepër emocionale dhe ajo nuk do ia dilte dot.