Lancio Music

Bebe Rexha dhe DJ i njohur vulosin suksesin më të madh të karrierës për vitin 2021!

Në vitin 2016 këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe DJ i njohur, Martin Garrix bashkuan forcat dhe sollën “In The Name Of Love”, një këngë që pati shumë sukses. Mirëpo, duket se kjo këngë dëgjohet shumë edhe 4 vite pas publikimit dhe së fundmi ka arritur 1 miliardë dëgjime në Spotify.

Kështu, kjo këngë e bën artistin e parë holandez që e ka arritur këtë sukses dhe e para këngë e Bebe Rexhës që kap këtë shifër. Lista e këngëve me mbi një miliard dëgjime në Spotify nuk është shumë e gjatë. Për momentin përfshin pak më shumë se 100 këngë, ku mund të përmendim: Dua Lipa, Ed Sheeran, Drake, Billie Eilish, Justin Bieber, Ariana Grande.

“In The Name Of Love” u publikua më 29 korrik 2016. Ky super projekt muzikor arriti menjëherë në krye të top listave. Ndërkohë, Garrix që prej asaj kohe, ka publikuar një sërë këngësh të suksesshme si: “Scared To Be Lonely” me Dua Lipën, “Summer Days” me Macklemore dhe Patrick Stump dhe “Ocean” me Khalid.  Nga ana tjetër, edhe Bebe Rexha ka arritur suksese të njëpasnjëshme.