Celebrities Fashion Music

Bebe Rexha i mahnit të gjithë me look-un e saj!

Bebe Rexha kishte zgjedhur që t’i mahniste të gjithë në evenimentin e “Dolce & Gabbana”. Veshja e saj ishte mjaft e veçantë dhe për t’u pasur zili. Ajo kishte veshur një fustan me dizajn si lëkura e gjarpërit. Dukej mjaft mbresëlënëse në eventin që u mbajt në Venecia.

Kantautorja shfaqi format e saj fizike teksa kishte veshur fustanin e veçantë me pjesën përpara gjoksit të saj komplet të hapur. Fustani i saj kishte edhe një zemër të kuqe që ndodhej poshtë pjesës së legenit dhe ishte e mbushur me gurë të cilët shkëlqenin. Këngëtarja  e hitit ‘Meant To Be’, i kishte stiluar flokët e saj bjonde me onde natyrale që i kishin rënë mbi supe. Edhe make-up i saj dukej shumë ‘cool’ dhe ishte i kombinuar me veshjen.

Quirky: She turned heads in the racy ensemble which boasted a bejewelled love heart on her pelvis

Bebe Rexha filloi të pozonte për kamerat dhe pamja e saj ishte shumë provokuese. Format e saj trupore i jepnin asaj atë pamjen e bukur, që arritën të kthenin kokën të gjithë. Ajo ishte munduar që takat e saj në ngjyrë të kuqërremtë,  t’i përputheshin me thonjtë dhe me zemrën që kishte të vendosur në fustan.

Ngjarja e shumëpritur e modës nga “Dolce & Gabbana” do të shfaqë koleksionet më të fundit të markës: ‘Alta Moda’, ‘Alta Sartoria’, ‘Alta Gioielleria’ dhe ‘Alta Orologeria’. Koleksioni quhet ‘Collezione Genesi’ dhe do të debutojë në tregun luksoz ‘UNXD’ më vonë gjatë këtij muaji. Thuhet se do të ‘lidhë fizikën me metafizikën’ dhe do të shfaqë artikuj të dizajnuar personalisht nga vetë themeluesit Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana. Koncepti u frymëzua nga një ëndërr e një prej projektuesve, e quajtur ‘Dress from a Dream’. Koleksioni do të përqëndrohet në historinë e pasur artistike dhe traditat artistike të qytetit të famshëm ‘lundrues’, Venecia-s. Kujtojmë se të shumtë ishin yjet që debutuan dhe ranë shumë në sy për veshjet e tyre fantastike, që ata kishin zgjedhur të vishnin.