Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Music Showbiz

Bebe Rexha tregon ëndrrat e saj kur ishte ende adoleshente në lidhje me të ardhmen!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është një emër shumë i suksesshëm në tregun ndërkombëtar të muzikës. Por kur ishte adoleshente, sukseset që ajo ka sot, vetëm i kishte ëndërruar, pa e ditur se një ditë do t’i arrinte vërtet ato. Në një video të publikuar së fundmi në TikTok, Bebe Rexha, ka improvizuar një bisedë me pyetjet që do t’ia bënte vetes kur ishte 17 vjeçe.

Në diaologun e zhvilluar me veten pas në kohë, Bebe thotë se si 17-vjeçare do ta pyeste veten nëse do të kishte një çmim “Grammy” në moshën 30-vjeçare, dhe përgjigja e saj është:

Jo, nuk e kam, por jam nominuar dy herë.

Pyetja tjetër që ajo thotë se do t’ia bënte vetes është nëse ka kontratë me ndonjë shtëpi diskografike, përgjigja e së cilës sot është:

Po, kam lidhur dy herë kontratë, kompania e parë me të cilën nënshkruajte marrëveshje nuk pati besim në ty, por më beso ishte më mirë për ty.

@beberexha

This was oddly therapeutic.I had a lot of expectations of things that didn’t turn out the way I wanted but I believe whatever is meant to be will be.

♬ come into my arms – november

Videoja nuk la pa shtjelluar edhe jetën private të këngëtares, e cila si adoleshente do ta pyeste veten nëse do ishte e martuar në moshën 30 vjeçare që është sot.

Unë e di që tani kemi menduar se do të ishim martuar. Por gjeta dikë që më do. Edhe unë e dua atë!

Artistja është në lidhje me regjisorin Keyan Safyari. Bebe Rexha tregoi dhe se çfarë nuk do të priste kurrë nga vetja, duke përmendur faktin se ka realizuar shumë këngë për shëndetin mendor që i kanë ardhur në ndihmë njerëzve dhe se ka qëndruar plot 50 javë e para në klasifikimin e këngëve më të mira të zhanrit ‘country’ me hitin e saj “Meant to be”.