Celebrities Love & Sex Showbiz

Bebi numër 2 po vjen dhe Sara Karaj është mami më e lumtur në botë!

Vlogerja e njohur Sara Karaj së fundmi ka dhënë lajmin e bukur për të gjithë ndjekësit e saj. Influencuesja dhe sipërmarrësja nëpërmjet një video shumë emocionuese në Instagram ka lajmëruar se do të bëhet nënë për herë të dytë. E ulur në kinema, ajo shfaqet ndërsa shikon në monitor disa nga momentet më të bukura me partnerin Dart dhe me djalin e tyre Tomas, ndërsa më pas duket një ekografi bebi dhe në sfond dëgjohen rrahjet e zemrës së bebit.

Në kinema i bashkohen edhe Darti dhe Tomas, duke i përkëdhelur barkun që tanimë ka filluar të duket. Në mbishkrimin e videos, Sara ka shkruar:

Filmi im i preferuar. Bebi numër 2.

Rikujtojmë, se Sara dhe Darti mirëpritën në jetë Tomasin në tetor të vitit 2020. Sjellim në vëmendje se se para disa javëve, Sara ishte e ftuar në emisionin “Live from Tirana” për të dhënë një opinion të sajin në lidhje me deklaratën e fundit të bërë nga blogerja e njohur Chiara Ferragni sa i përket paragjykimit që u bëhet nënave që janë afër familjes por njëkohësisht zhvillojnë edhe karrierën e tyre, si dhe a ka qenë Sara e ‘sulmuar’ nga njerëzit për punën që bën? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.