Bota

Begaj pret delegacionin me kryetarë të komunave arbëreshe: Do të keni vëmendjen e duhur si pjesë e kombit tonë!!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një delegacion të përbërë nga kryetarë të komunave arbëreshe.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një delegacion të përbërë nga kryetarë të komunave arbëreshe.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj foli për modelin e shkëlqyer që diaspora historike arbëreshe ka dhënë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare.

 “Ju keni arritur të ruani shumë mirë ekulibrin midis integrimit dhe ruajtjes së identitetit për rreth gjashtë shekuj,” tha Begaj.

Më tej, Begaj u ndal dhe tek roli i arbëreshëve në ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe. “Dashuria dhe përkushtimi nga arbëreshët për të trashëguar gjuhën dhe kulturën tonë ndër breza ka mundësuar ngritjen e katedrave të gjuhës shqipe në Universitetin e Romës, Napolit, Kozencës dhe Palermos, që janë shndërruar në vatra të rëndësishme edukimi.”- tha kreu i shtetit.

Presidenti i siguroi të pranishmit se shteti shqiptar do të vazhdojë t’i kushtojë arbëreshëve vëmendjen e duhur si pjesë e qenësishme e kombit shqiptar.