Celebrities Gossip Showbiz

“Bëhu i fortë”, Fifi ka një kërkesë për Donaldin…

Më shumë se një muaj më parë një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni, Fifi zgjodhi të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mirëpo, padyshim që kjo eksperiencë e saj la gjurmë. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, këngëtarja u komentua mjaft për sjelljen e saj, që u cilësua edhe si pak dinamike, por nuk mund ta linte pas shpirtin e saj të artistes dhe kompozoi një këngë të re brenda shtëpisë.

E duket se edhe pas daljes së saj nga shtëpia, Fifi vazhdon sërish ta ndjekë “Big Brother VIP” duke treguar dhe hapur pëlqimin e saj dhe se kë mbështet aty brenda. Fillimisht, këngëtarja bëri tatuazh fjalën ‘filoqyl’ që është një lidhje mes saj dhe Donaldit dhe më pas nuk ka ngurruar në vazhdimësi të shprehë atë. Siç ka bërë edhe pak më parë ku teksa ka publikuar një video të tij ku duket i mërzitur duke qëndruar vetëm, krahas ka shkruar një kërkesë për të:

Unë po lypi ti me u bo i fortë

Pas daljes nga “BBV’, Fifi udhëtoi drejt Turqisë me dy miqtë e saj më të mirë, njëkohësisht edhe çiftin e njohur të showbiz-it Argjira Spancën dhe Graciano Taganin. Pas kthimit të saj këtu, këngëtarja vendosi të bëjë një ndryshim drastik në ‘look-un’ e saj, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve.

Suksesi i këngës që Fifi kompozoi brenda shtëpisë së “BBV”, para pak ditësh padiskutim arriti një tjetër nivel, pasi kryeministri në një video të publikuar në llogarinë e tij, teksa shfaqte pamje nga Valbona përrallore e mbuluar me borë, në sfond kishte vendosur “Diell”.

Prej javësh, kjo këngë ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve, të cilët e dëgjojnë dhe këndojnë kudo!