Celebrities Gossip Magazine Showbiz

Bëhuni gati! ‘Backstreet Boys’ dhe ‘NSYNC’ po planifikojnë diçka gjigande

‘Backstreet Boys’ dhe ‘NSYNC’ kanë qënë dy grupe muzikore kundërshtare që nga fillimi i krijimit të tyre, por anëtarët e grupit duan që fansat të dinë se rivaliteti i vjetër ka mbetur e gjitha në të kaluarën. Jo vetëm që ata e kanë kaluar të gjithë garën e nxitur nga fansat që bëri bujë në vitet ‘90, por ata tashmë janë miq të mirë. Më 2 qershor, disa anëtarë nga të dy grupeve muzikore u lidhën përmes “Instagram”-it live dhe fansat do të duan t’i kushtojnë vëmendje asaj që u tha mes tyre. Biseda i ka bindur ata se ‘Backstreet Boys’ dhe ‘NSYNC’ po vijnë në një bashkëpunim.

Këngëtari Nick Carter i ‘Backstreet Boys’ thirri Lance Bass (NSYNC), Joey Fatone (NSYNC) dhe A.J. McLean (Boys Backstreet) për një videobisedë në lidhje me të gjitha gjërat emocionuese që i presin ata në muajt në vazhdim. Siç rezulton, ata janë duke punuar të gjithë së bashku në një projekt të veçantë. Carter u shpreh se:

Meqenëse është “Muaji i Krenarisë” (Krenaria homoseksuale ose krenaria LGBTQ+ është promovimi i vetë-pohimit, dinjitetit, barazisë dhe dukshmërisë së shtuar të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve si një grup shoqëror. Krenaria, në krahasim me turpin dhe stigmën shoqërore, është pikëpamja mbizotëruese që mbështet shumicën e lëvizjeve të të drejtave LGBTQ+), unë mendoj se ne mund të themi diçka. Ajo për të cilën ne po flasim për të bërë…Ne nuk mund të zbulojmë shumë. Pra, në thelb, Lance, Joey, unë, ndoshta AJ, ne thjesht do të themi se do të bëjmë diçka të veçantë. Do ta shpall atë në javën e ardhshme…Dhe do të jetë e madhe. Do të jetë me të vërtetë e madhe dhe ne jemi vërtet të ngazëllyer.

Bass zbuloi se çdo gjë që djemtë kanë në mendje është e lidhur drejtpërdrejt me ‘Muajin e Krenarisë’. Joey Fatone nga ana tjetër tha se:

Kjo është një nga ato gjërat ku e gjithë “Krenaria” është vërtet e afërt dhe e dashur për zemrat tona. Ne të gjithë jetojmë në komunitetin e argëtimit ku ka shumë persona të komunitetit LGBTQ dhe ne e pranojmë këtë.

Lance Bass preku pak gjithashtu dhe ironinë e ish rivalëve që punojnë së bashku dhe tha se ai mendon se koha është e përsosur.

Rivaliteti ishte argëtues. Ishte kënaqësi të kesh ekipin tënd…Por pastaj nganjëherë ajo shkon pak më tej dhe mendoj se tani kjo botë është shumë e paqëndrueshme dhe e ndarë.

Grupet e djemve ende nuk kanë konfirmuar nëse projekti është një këngë e përbashkët apo diçka tjetër, kështu që fansat do të duhet të mjaftohen me kaq tani për tani. Por një gjë është e sigurt, grupet më të mëdha muzikore të djemve të viteve ‘90 po përgatiten të na japin një dozë të mirë nostalgjie.