Botë e Çuditshme Horoskopi

Bëhuni gati! Jo vetëm Mërkuri, plot 3 planete do të jenë në retrogradë në muajin Maj

Nuk është e nevojshme të kesh njohuri në astrologji për të ditur se retrogradat sjellin ndryshime të mëdha serioze. Përpos të gjithave, ato e vendosin dinamikën dhe energjinë në pikëpyetje, duke shkaktuar kështu një vibrim krejtësisht të ri. Retrogradat përmbysin potencialin e një planeti dhe si rezultat, ju bëjnë që të shikoni brenda vetes. Rrugëtimi i një prapavije mund të jetë thellësisht ndriçues, por mund dhe t’ju bëjë të ndiheni të humbur dhe pa një busull që t’ju tregojë rrugën e duhur. Fatmirësisht, gjithmonë përfundon duke e rigjetur veten dhe madje ndonjëherë, në një pozicion akoma më të mirë seç ishe më para. Nëse po pyesni veten se cilët planete do të jenë në prapavijë gjatë muajit maj, jua kemi shuar ne kureshtjen.

Retrograda ndodh kur një planet fillon të lëvizë në prapavijë përjgatë shtegut të saj. Është e rëndësishme të kujtojmë që një planet nuk mund të ndërrojë drejtim në orbitën e tij, thjesht nga këndvështrimi ynë këtu në Tokë, e shohim si të tillë. Kur vjen puna tek astrologjia, është këndvështrimi i Tokës ajo që ka rëndësi, pasi është qendra e zodiakut.

Një gjë tjetër e rëndësishme për t’u theksuar është që nëse një retrogradë Mërkuri, ju ka “rrëzuar”, nuk do të thotë se do të jetë sërish ashtu. Prapavijat, i bëjnë gjërat më sfiduese dhe të papërshtatshme ndonjëherë, por ato gjithashtu “hapin dyer” që nuk ishin më parë. Përshembull, nëse Venusi, planeti i dashurisë është në retrogradë, mund të krijojë destabilitet në jetën tuaj dashurore, por githashtu do t’ju ndihmojë të kuptoni se ku “çalonte” lidhja juaj. Ndonjëherë, e vërteta dhemb, por të bën të ndihesh i lirë.

Ja se si do të jetë muaji maj me këto 3 planete në prapavijë

Muaji maj do të nisë me një planet që është në retrogradë tanimë. Prapavija e Plutonit ka nisur që në 27 prill, dhe dukeqënëse është planeti i krijimtarisë mund të inicioj një transformim brenda jush. Plutoni është gjithashtu edhe planeti i kontrollit, manipulimit dhe fiksimit. Kur ky planet është në retrogradë. mund të hasni vështirësi në kontrollin e gjërave. Në fakt, prapavija e Plutonit mund të zbulojë dinamikat e padrejta energjike në jetën tuaj, duke ju inkurajuar të ngrini zërin kundra padrejtësive që ju bëhen nga të tjerët. Nëse ju vetë keni qenë duke mbikontrolluar çdo gjë në jetën tuaj, mund ta humbisni pak kontrollin. Kjo prapavijë do të zgjasë deri në 6 tetor, përpiquni ta bëni të jetë më pak kritik ndaj përditshmërisë suaj dhe të ketë një impakt në pjekjen tuaj afatgjatë.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Saturnin, i cili do të nisë në 23 maj. Si Plutoni, Saturni është gjithashtu një planet i jashtëm, që nënkupton se prapavija mund të mos jetë aq e qartë si tek planetët e tjerë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk do ta ndjeni. Saturni është planeti i punës së pareshtur, angazhimit dhe kënaqësisë së vonuar. Ja pse retrograda e Saturnit mund të shijohet deri diku, sepse të lejon të marrësh një pushim nga rregullat disiplinuese të Saturnit. Prapavija e Saturnit është një mundësi për të reflektuar në etikën tuaj të punës dhe të mendoheni mirë para se të merrni vendime. Fatmirësisht, dukeqënëse kjo prapavijë përfundon në 10 tetor keni mjaft kohë për ta bërë këtë.

Muaji përfundon me një surprizë përmbyllëse. Retrograda e Mërkurit në 29 maj ndriçon fillim e qershorit me energjinë e saj sa konfuze aq edhe magjepsëse. Kjo prapavijë ndodh tek shenja e Binjakëve (shtëpia e kësaj shenje zodiaku), duke e bërë këtë një retrogradë të zakonshme. Prisni vështirësi në komunikimin me të tjerët dhe shpërqëndrime, por gjthashtu mund të nxirrni dhe mjaft të mira prej saj. Fillimi i muajit nis me diellin në shenjën e Demit, duke ju inkurajuar të merrni frymë thellë. E gjitha kjo përfshin të tashmen, kështuqë lidhuni më shumë me të duke besuar në vete. Me sezonin e Demit para, gjërat mund të ngadalësohen dhe duhet të jeni më të duruar se zakonisht. Gjithsesi, nuk do të qëndroje shumë kështu, pasi në 8 maj, Mërkuri dhe Venusi do të hyjnë në shenjën e Binjakëve. Kjo do t’ju nxisë dëshirën të sfidoni mendjen tuaj duke mësuar gjëra të reja. Mund të ndiheni më social dhe ta shihni jetën nga një këndvështrim pozitiv.

Hëna e re në Dem do t’ju japë një mundësi të vendosni disa qëllime “me këmbë në tokë”. Kjo do të jetë koha e duhur të mendoni planet financiare dhe të vendosni synimet se çfarë duhet të bëni më mirë. Sezoni i Binjakëve nis në 20 maj dhe do të zgjojë “fluturën sociale” brenda jush. Kjo do t’ju inkurajojë të thoni me zë të lartë mendimet tuaja dhe të dëgjoni se çfarë kanë për të thënë njerëzit përreth. Binjakët kanë tendencën e të nisurit shumë plane njëkohësisht, kështuqë mos harroni të qëndroni të fokusuar.