Music Selected By

Bëhuni gati për “Selected By” sonte në 20:00 me Dori Dj!

Top Albania Radio gjithmonë rezervon surpriza për të gjithë dëgjuesit e saj. Fundjava mbyllet bukur në radio pasi çdo të diel në orën 20:00 vjen “Selected By” një program muzikor që nuk duhet ta humbisni. Të gjithë adhuruesit e muzikës, pavarësisht rrymës, ky program është për ju duke ju përçuar vetëm energji pozitive për ta nisur ditën e nesërme me “vibe”-in e duhur.

Siç e keni zbuluar edhe më parë në Top Albania Radio, “Selected By” është një program i veçantë sjellë ekskluzivisht nga Dj resident të radios suaj më të dashur. Çdo bllok muzikor i transmetuar në këtë emision është përzgjedhur e punuar me kujdes dhe dashuri nga artistët tanë. Sonte e nisim me disa përzgjedhje të hiteve të “TAR HITS” ndër vite, zgjedhur dhe miksuar nga Dori DJ. 120 minuta ndryshe, për të mos u humbur, si asnjëherë më parë nën Shoqërinë e “Selected By”.

Dori Dj ka zbuluar më tepër detaje rreth këtij programi muzikor teksa ka thënë si më poshtë:

“Selected By” është një udhëtim në kohë me anë të të cilit dëgjuesit, nga ata më nostalgjikët dhe ata më të apasionuarit pas trendeve të reja të muzikës, kanë mundësinë të dëgjojnë projektet muzikore të perzgjedhura dhe miksuara nga të gjithë DJ-t e TAR dhe jo vetëm.

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.