Celebrities Fashion Health & Beauty

Bëhuni gati…Rihanna së shpejti sjell parfumin e ri nga marka e saj e famshme “Fenty”!

Këngëtarja e famshme Rihanna prej kohësh tanimë ka vënë vulën e saj në të brendshme femrash, kozmetikë dhe tani surpriza e rradhës është se ajo ka shtuar parfumin në markën e saj ‘Fenty’. Diva e muzikës pop postoi ditën e djeshme në Instagram dy foto bardh e zi, por nuk dha asnjë datë publikimi apo detaje të tjera të aromës së parfumit. Ndërkaq ajo shkroi:

Parfumi Fenty vjen së shpejti.

Ikona e modës pozoi me një xhaketë lëkure teksa theksonte shpatullat me një grim minimalist me vathë diamanti. Padiskutim që Rihanna nuk zhgënjen kurrë me paraqitjen dhe stilin e saj super ‘cool’.

Rikujtojmë, se së fundmi Rihanna është fotografuar shumë e dashuruar dhe e lumtur në krahët e partnerit, A$AP Rocky, i cili duket se i ka vjedhur zemrën artistes. Fotot janë kapur pas darkës dhe A$AP Rocky përqafonte artisten, ndërkohë që ajo ia mbante dorën në bel.

Para pak kohësh Rihanna i është bashkuar partnerit të saj për një takim biznesi në New York, e veshur me një xhaketë të madhe nga marka Junya Watanabe. Nga kriza e pandemisë globale, rikujtojmë se u prek edhe 33-vjeçarja.

Biznesi i saj i famshëm i veshjeve “Fenty” ishte duke falimentuar totalisht. Linja e modës, e themeluar në 2019, hyri në histori si marka e parë luksoze e drejtuar nga një grua me ngjyrë, konkretisht nga 33-vjeçarja.

Ndërkaq, nëse ju ka shpëtuar ky detaj, në një video që qarkulloi disa ditë më parë në internet e cila u bë menjëherë virale, Rihanna dhe i dashuri i saj u panë duke u përpjekur të futeshin në një lokal në New York, ku roja i sigurisë, me sa duket, e ndaloi dyshen e njohur të hynte për shkak se nuk kishin mjet identifikimi me vete.