Celebrities Gossip Showbiz

Bëhuni gati të rrëqetheni kur të dëgjoni këngën e re të Kidës!

Kida është një prej këngëtareve më të dashura të showbiz-it tonë dhe kjo jo vetëm për faktin se këngët e saj numërojnë miliona klikime, por gjithashtu ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram. E duket se bukuroshja po i surprizon mbështetësit e saj në mënyrën më të bukur.

Pak kohë pasi paralajmëroi albumin më të ri që pritet të publikojë, këngëtarja na ka treguar pak nga projekti i saj më i ri muzikor. Teksa pak më parë ka publikuar një Instastory ku ka treguar krahun e saj i cili është plot mornica, Kida ka treguar se së shpejti do të publikojë një këngë të re.

Dhe për t’ju shtuar edhe më kuriozitetin, Kida para dy ditëve ka publikuar një pjesë të shkurtër nga projekti më i ri muzikor dhe gjithashtu na ka zbuluar titullin e këngës. Në video-n më poshtë të postuar edhe në llogarinë e Kidës në Instagram mund të dëgjoni pak nga “Ike”.

Rikujtojmë se, në këngën më të fundit që këngëtarja publikoi rreth një muaj më parë shkaktoi shumë pakënaqësi tek ndjekësit e saj. Shumica e tyre janë treguar skeptikë dhe kanë kritikuar tekstin e projektit më të ri muzikor. “Dinero” është kënga e re solo e Kidës dhe ka arritur të kapë mbi 2 milion klikime në YouTube.