Celebrities Showbiz

Belen Rodriguez bëhet nënë për herë të dytë! Vjen në jetë vajza e saj Luna Marie!

Mbrëmjen e djeshme, Belen Rodriguez është bërë për herë të dytë. Në muajin shkurt të këtij viti, ajo njoftoi për shtatzëninë dhe tha se bashkë me partnerin e saj, Antonino Spinalbanese, është në pritje të një vajze. Belen shkroi në llogarinë e saj në “Instagram”:

Dikush lindi tani.

Vajza e sapolindur do të quhet Luna Marie, Luna në italisht do të thotë “hënë”. E ftuar tek emisioni “Verissimo”, Belen tregoi se shtatzënia ishte e papritur, aq më tepër pas një aborti spontan.

Kam mbetur shtatzënë gabimisht. Kur Antonino dhe unë e zbuluam lajmin, ishim të entuziazmuar që kishte ndodhur. Nuk e prisnim sepse ishte me të vërtetë shumë herët, por atëherë e kuptuam se nuk kishte asgjë të keqe sepse ishim të dashuruar çmendurisht. Fatkeqësisht pas katër ditësh e humba fëmijën. U trishtuam shumë. Kjo na bëri të kuptojmë se shumë e donim një fëmijë. Për fat të mirë, muajin tjetër mësuam lajmin se isha sërish shtatzënë.

Belen dhe Antonino, janë bashkë prej më pak se një viti pas ndarjes përfundimtare me ish-bashkëshortin, Stefano De Martino. Ylli italian është gjithashtu nëna e një djali 6-vjeçar, Santiagos, fryt i historisë së saj me Stefano-n.

Rikujtojmë se, aktori i famshëm i “365 Days”, Michele Morrone së fundmi është përballur me një ‘lum’ kritikash pas disa komenteve aspak të hijshme që ka bërë në adresë të ‘showgirl’-it argjentinas, Belen Rodriguez.