Sport

Belgjikë zhgënjyese, Maroku “fluturon” në krye të grupit F

Maroku shënoi dy gola dhe siguroi një fitore të madhe dhe tepër emocionuese 0-2 ndaj Belgjikës në duelin e dytë të grupit F në Botërorin e Katarit. Djemtë e Walid Regragui siguruan tri pikë të arta falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë.

Hakim Ziyech, lojtari më i mirë i ndeshjes, mposhti Thibaut Courtois në minutat shtesë të pjesës së parë falë një goditjeje dënimi, por VAR-i anuloi golin. Marokenët nuk u ndalën dhe festuan 17 minuta nga fundi. Lojtari i Sampdorias, Abdelhamid Sabiri përsëriti goditjen e Ziyech te goli i anuluar.

Këtë radhë goli ishte i rregullt dhe në shkallët e “Al Thumana” nisi festa e tifozëve të zjarrtë marokenë. Roberto Martinez përdori edhe kartën Romelu Lukaku, por në minutat shtesë erdhi goli i dytë për Marokun.

Ziyech lëvizi bukur në krahun e djathtë, u fut në zonë dhe dhuroi asist për Zakaria Aboukhlal. 22-vjeçari i Toulouse tundi rrjetën kundërshtare dhe nisi festën me shokët e ekipit. Fitore e merituar dhe vendi i parë në grup për Marokun, ndërkohë që Belgjika zhgënjeu.

  1. “Djajtë e Kuq” patën fat në takimin e parë ndaj Kanadasë, të cilin e fituan 1-0, ndërsa sot dhanë fare pak në fushë dhe u vunë në vështirësi të mëdha nga shpirti luftarak, shpejtësia dhe guximi i lojtarëve të Marokut. Belgjikën e pret finalja ndaj Kroacisë në sfidën e fundit (1 dhjetor).

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi F

BELGJIKË-MAROK 0-2 (Sabiri 73′, Aboukhlal 90+2′)

Pasó Mondial
Pas një sezoni super të suksesshëm në Pasó’ Euro 2020, Top Albania Radio vjen me një mbulim 360° të Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.

Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke ardhur me një emision të dedikuar plotësisht Botërorit të parë dimëror në histori. Pasó Mondial, një program sportiv prej 60 minutash, duke filluar nga 21 Nëntori, çdo ditë ora 14:00 në Top Albania Radio!

Çdo ditë, 14:00