Celebrities Showbiz

Bella Hadid përveçse një modele shumë e suksesshme tashmë edhe si…

Modelja 25-vjeçare, Bella Hadid ka shkëlqyer teksa ka shfaqur aftësinë e saj të veçantë edhe në sport. Në rrjetin e saj social Instagram ajo ka postuar disa foto shumë të bukura ku përveçse dukej shumë tërheqëse ajo edhe po luante me top.

Pavarësisht se këtë herë Bella nuk po pozonte për një markat e njohura të veshjeve ajo përsëri dukej jastëzakonisht bukur.

https://www.instagram.com/p/CVbQuvRBwhF/?utm_source=ig_web_copy_link

Rikujtojmë se bukuroshja vetëm para pak kohësh ishte pjesë edhe e një nga bashkëpunimeve më të mëdha si ajo e Michael Kros dhe 007. Hadid ka shkëlqyer teksa pozonte për firmën e njohur me veshjet nga linja e re, e cila përkon pothuajse në të njëjtën datë me publikimin e “No Time To Die”. Në lidhje me këtë Bella është shprehur se:

Unë e dua pavarësinë dhe karakterin e shumëanshëm të secilës vajzë si ‘Bond’. Ajo mund të jetë gjithçka që ajo dëshiron të bëhet. Kudo. Klasike, e lezetshme dhe e pavarur.

Jo vetëm me yllin Hadid por edhe me modelen Cindy Bruna, kjo fushatë ngjall një kuriozitet shumë të madh tek të gjithë. Fotografitë janë bërë në “The Ocean Club” në Bahamas, i njëjti destinacion i parë edhe në filmin e agjentit 007. Modelet janë zgjedhur si imazhi i linjës, të frymëzuar nga filmi i cili ka arritur të ketë një sukses të jashtëzakonshëm ku ka qenë edhe paraqitja e fundit e aktorit të njohur Daniel Craig si agjenti ‘007’.

Para pak javësh supermodelja e njohur amerikane Gigi Hadid, e cila numëron mbi 70 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, ndan një fotografi të rrallë të vajzës Khai me motrën e saj Bella Hadid, ndërsa modelja mban mbesën e saj në krahë dhe e gjithë kjo ishte një veprim mjaft i veçantë për të uruar ditëlindjen.