Celebrities Gossip Showbiz

Bella Hadid shihet së bashku me nënën e saj, për herë të parë pas deklaratave tronditëse rreth saj!

Bella Hadid është një nga modelet më të bukura dhe të komentuara të brezit të saj, dhe ajo ka arritur të fitojë dashurinë e fansave sa për sfilatat e shumta të modës, aq sa edhe për historinë e saj të cilën e ka ndarë me ndjekësit, ku ka treguar gjithçka në lidhje me vështirësitë me të cilat është përballur teksa është bërë pjesë e botës së vështirë të modës.

Bella Hadid shijoi kohë cilësore me mamanë e saj Yolanda Hadid dhe të dashurin Marc Kalman në NYC të hënën mbrëma. Modeles 25-vjeçare iu bashkua nëna e saj dhe i dashuri në restorantin luksoz sushi BondST, hera e parë që Bella dhe Yolanda janë parë publikisht së bashku që kur Yolanda u kritikua për lejimin e vajzës së saj të bënte një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare.

Të tre dolën duke u kënaqur pas vaktit të tyre dhe Bella kapi duart me mamanë e saj teksa dilnin nga restoranti. Ylli i pasarelës ekspozoi belin e saj të hollë në një bluzë të bardhë dhe një triko të prerë shumëngjyrëshe. Bella kishte vendosur një rrip blu me një kapëse në formë zemre të argjendtë për pantallonat e saj të gjera. Ajo mbante veshur një palë këpucë gome që kishin ngjyrë të ngjashme me pantallonat e saj.

Bella i dha pamjes së saj një stil unik me një palë syze dielli të holla drejtkëndëshe me lente me ngjyrë të kuqe. Ajo buzëqeshi me nënën e saj teksa kapnin së bashku duart, dhe ajo mbante një laptop Apple në dorën tjetër. Yolanda dukej komode me një pulovër gri dhe pantallona të ngushta ngjyrë metalike. Kujtojmë, se kjo është hera e parë që dyshja shihet së bashku, që pas deklaratave shokuese të Bella-s.